Gary L. Whited – Në këtë trup

NË KËTË TRUP
Gary L. Whited [ShBA]

Ka dhoma
që i mbyllin dyert e tyre.
Vitet kalojnë

dhe një puhizë i pëshkon.
Ndoshta ishte shikimi i atij njeriu
me flokë të kuqe dhe duar të rënda,

ose gruaja tek e kalon rrugën
me gishtat e butë
dhe me sytë ngulur diku larg.

Një derë lehtas i frynë hapjes,
menteshat mezi pajtojen.
Prapa derës

ka një fëmijë të vogël
i cili dëshiron që
ta thërrasësh në emër.

– – –
© 2013, G. L. Whited – “Having Listened” (Homebound Publications, 2013, USA)
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2017